Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërron jetë regjisori i mirënjohur i filmave

Postuar: 17/07/2017 - 18:46

George A. Romero, krijuesi i filmave me “zombie” që lanë një ndikim jetëgjatë në zhanrin e filmave horror, është ndarë nga jeta si pasojë e kancerit në mushkëri në një spital të Torontos.

 

Ai ishte 77 vjeç. Romero shkroi dhe drejtoi klasikun e vitit 1968, “Nata e të vdekurve e të ngjallur” dhe gjithashtu pesë seri pasuese, përfshirë hitin e vitit 1987, “Agimi i të vdekurve”.

 

Edhe pse në prodhimin e tij të parë nuk përdorej fjala “zombie”, ai ishte i pari që solli në ekran të vdekur të rikthyer në jetë me prirje kanibale.

 

Përveç horroreve me “zombie” që hanin mish njeriu, filmat përfshinin edhe temën e njerëzve që nën panikun e rrethimit viheshin edhe kundër njëri-tjetrit në vend që të bashkoheshin kundër armikut të përbashkët.

 

Romero, i lindur në lagjen e Bronksit në Nju Jork ishte tepër i dhënë pas historive me përbindësha që i njihnin njerëzit që terrorizonin, shkruan TCh.

 

Menaxheri i tij tha se regjisori kishte vdekur, ndërsa dëgjonte kolonën zanore të “Njeriut të heshtur”, një prej filmave më të preferuar të tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 11:00

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët  dhe kanautorët më të suksesshëm shqiptar. Ai ka vendosur që në datat 2,3,4 mars të sjellë një koncert recital, ku të gjitha këngët e tij i ka ripunuar në një version të ri dhe do t’i këndojë përpara publikut.

Postuar: 19/02/2018 - 13:38

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku po shijon pushimet e tij në Itali me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj.

Postuar: 19/02/2018 - 12:29

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi ka shprehur hapur simpatinë për këngëtaren Rita Ora.

Postuar: 19/02/2018 - 09:02

Gerta Heta është një nga moderatoret më të vjetra të radios dhe të televizionit shqiptar. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod”.

Postuar: 18/02/2018 - 17:13

Pas dasmës madhështore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut tashmë flitet vetëm për “shtatzëninë” e këngëtares.

Postuar: 18/02/2018 - 10:10

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ishte dje në Kosovë me rastin e festimeve për 10 vjetorin e shpalljes se Pavaresisë.

Postuar: 16/02/2018 - 09:44

Edhe një ditë na ndan nga 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.