BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Gossip

Ndodh edhe kjo! Xhaxhai i Georgina Rodriguez i shkruan Cristiano Ronaldos: Ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë, më kontakto dhe do të tregoj

Ndodh edhe kjo! Xhaxhai i Georgina Rodriguez i shkruan Cristiano Ronaldos: Ke

Jeta e Georgina Rodriguez përpara se të njihej me Cristiano Ronaldon ishte e thjeshtë dhe e varfër, por ndryshoi kur ajo u njoh me portugezin. Tashmë Georgina është shumë e pasur dhe për këtë mënyrë të jetës së saj ka reaguar xhaxhai i saj, Jesus Hernandez.

Ajo më parë ka deklaruar se edhe pse jeta e saj tashmë ka ndryshuar, nuk do të harrojë familjarët e saj, por xhaxhai i Georginës pohon të kundërtën. Jesus Hernandez ishte ai që e rriti dhe e ushqeu mbesën e tij Georgina në kohën kur babai i saj u burgos.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon” – u shpreh ai.

Por jo vetëm xhaxhai, edhe motra e saj ka shprehur pakënaqësitë për mediat: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”

Ndërkohë xhaxhai i saj Jezus pretendon se ai ka rritur atë dhe motrën e saj, i ka mbajtur me veshje dhe ka paguar faturat e tyre ndërkohë që merrte vetëm 650 euro në muaj.

Vetëm koleksioni i bizhuve të Georginës sot vlerësohet me rreth 3 milionë euro, 100 mijë euro i kushton vetëm një çantë dhe 2600 euro shpenzoi për të patur një mace. Për mos të folur për vilat, banesat dhe makinat super luksoze.

Xhaxhai i Georginas shton gjithashtu: “I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë, më kontakto dhe do të tregoj.”

Por Cristiano Ronaldo është shprehur gjithmonë për mediat shumë i lumtur për partneren e tij e cila e plotëson: “Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar. Ajo është padyshim një partnere besnike dhe nënë e përkushtuar. Geo më ka ndihmuar kaq shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë jam shumë e pasionuar për të. Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të.”