BREAKING NEWS

Presidenti do marrë në dorë opozitën pas 2 Marsit? Ja si përgjigjet ish deputetja e LSI

Presidenti do marrë në dorë opozitën pas 2 Marsit? Ja si
x

Gossip

Ndodh për herë të parë/ Alketa Vejsiu merr në ‘Sanremo’ vajzën dhe bashkëshortin, zbulon të pathënat nga jeta e saj: Energjia është reale, fsheh shumë sekrete!

Ndodh për herë të parë/ Alketa Vejsiu merr në

Alketa Vejsiu do të prezantojë në natën e tretë të Sanremos me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Në një intervistë ekskluzive për "La Stampa", Alketa na zbulon edhe shumë të pathëna.

Alketa ka treguar  se në mesin e publikut do të jetë bashkëshorti i saj dhe vajza. Nëse kamera e fokuson, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim bashkëshortin e Alketës i cili ka preferuar të mos shfaqet në publik. Ndërsa me vajzën Alketa na ka prezantuar më herët, kur dy vogëlushët e saj ndoqën "Piter Panin" në sallë.

"Familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur", shprehet Alketa.

Alketa shprehet e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina:

“Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”.

“La Stampa” e përshkruan Alketën si një femër të bukur, por për moderatoren bukuria është shprehia e energjisë.

“Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji është ajo që është e rëndësishme”.