BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

Ndodh sonte për herë të parë, festivali i Sanremos thyen traditën pas 70 vitesh

Ndodh sonte për herë të parë, festivali i Sanremos thyen

Sonte është nata e parë e festivalit të 71 të Sanremos, evenimentit më të madh muzikor në Itali. Por ndryshe nga herët e tjera ky festival do të mbahet pa praninë e publikut dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga sot deri më 6 Mars ku do të zhvillohet dhe finalja, festivali do të  prezantohet ashtu si vitin e kaluar nga Amadeus së bashku me Fiorellon.

Në mbrëmjen e parë të ftuara do të jenë aktorja Matilda De Angelis, e cila arriti famë ndërkombëtare falë serialit televiziv ‘The Undoing’ dhe Loredana Bertè. Në të dytën do të jetë radha e Elodie dhe Luisa Ranieri, në të tretin e modeles Vittoria Ceretti, në të katërt gazetarja Barbara Palombelli dhe dirigjentja Beatrice Venezi. Ndërsa në finale priten Ornella Vanoni, Serena Rossi dhe Simona Ventura.

Lista e të ftuarve e njoftuar dhe konfirmuar deri më tani përfshin Alessandra Amoroso, Negramaro, kampionin e skive Alberto Tomba dhe Sinisa Mihajlovic, trajnerin e Bolonjës, ndërsa Achille Lauro dhe kampioni i Milanit Zlatan Ibrahimovic do të jenë të pranishëm në të pesë mbrëmjet e Festivalit.