BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve, Grida Duma zbulon çfarë fshihet kësaj lëvizje nga Rama

Ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve, Grida Duma zbulon

Ndryshimi i sistemit për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës që kërkon t'i bëjë brenda natës pa popullin dhe pa bashkëpunimin me partitë politike. Duma tha se këtë ndryshim sistemi dhe heqje të koalicioneve Rama po i bën me vetveten dhe kjo për faktin se i trembet koalicioni të madh opozitar.

Pragun e i kërkuar nga opozita parlamentare për partitë e vogla, Duma e cilësoi si absurde pasi pakica po tenton t'i rrisë pragun vetvetes në zgjedhje duke treguar hapur se këto sipas Dumës janë lojëra të Ramës.

"Çdo të thotë të ndryshosh sistemin brenda natës, çfarë është kjo? Me popullin nuk e bën, nuk e bën me partitë politike, me kë po e bën? Me opozitën në parlament? Ato nuk janë palë politike, Rama por po tenton ta bëjë me vetveten. Nëse do të kishin interes demokracinë e vendit nuk do të shkonin të rrisnin pragun e partive të vogla duke i lënë ata jashtë. Pakica kërkon të rrisë pragun e vetvetes, që këtu bie kjo kërkesë e saj që përfaqësohen gjoja si kundërshtare, por o bëjnë një lojë. Rama nuk do e përçajë dot kurrë opozitën e bashkuar, ne jemi të unifikuar", tha Duma.