BREAKING NEWS

Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe Di Maio-s/ 30 mjekë shqiptarë zbarkojnë në Itali sot pasdite, zbardhet vendimi: Paguhen nga buxheti i shtetit, ja sa do marrin në muaj (VENDIMI)

Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe Di Maio-s/ 30 mjekë
x

Gossip

Në garë për të ndihmuar, konkurrenca e VIP-ave për të dhuruar fonde për luftën kundër Covid

Në garë për të ndihmuar, konkurrenca e VIP-ave për

Koronavirusi mobilizon yjet e Hollivudit dhe portofolin e tyre. E fundit në rend kronologjik ishte Angelina Jolie, gjithnjë e gatshme kur bëhet fjalë për kauza humanitare. Aktorja dhuroi 1 milion dollarë për organizatën “No kid hungry”, për më nevojtarët, fëmijët.

Pak ditë më parë, aktori Arnold Scwarzenegger dhuroi edhe ai 1 milion dollarë për të blerë materiale për operatorët shëndetësorë.

Ajo që ua ka kaluar të gjithëve është Rihanna, këngëtarja dhuroi përmes fondacionit të saj 5 milionë dollarë.

Donacion milioner edhe nga ana e Kylie Jenner. Anëtarja e familjes më mediatike në SHBA, Kardashian-Jenner, dhuroi një pjesë të fitimeve të saj që arrijnë miliardin, pa e specifikuar shumën, për të ndihmuar operatorët shëndetësorë.