BREAKING NEWS

Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me
x
BREAKING NEWS

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të
x
BREAKING NEWS

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja
x
BREAKING NEWS

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish
x
BREAKING NEWS

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët
x
BREAKING NEWS

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton
x
BREAKING NEWS

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin
x

Gossip

Në mes të sezoni bëhen lëvizje të papritura/ Merr “karrigen” e Grida Dumës në Kuvend, Ori Nebiaj rikthen në “Për’Puthen” Bora Zemanin! Si e “tradhtoi” kolegu duke i zbuluar sekretin

Në mes të sezoni bëhen lëvizje të papritura/ Merr

Edhe pse në mes të sezonit, Ori Nebiaj ka lënë emisionin “Për’puthen”. Tashmë, moderatorja ka një tjetër fushë ku është angazhuar.

Flasim pikërisht për politikën, ku dhe ajo i ka thënë “po” mandatit të lënë nga Grida Duma. Por, kjo do të thotë se tashmë, deputetja nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të dashur, duke bërë që të jetë bosh vendi i moderatores.

Ndërkaq, është përfolur shumë se kush do të jetë moderatorja e ardhshme e formatit, por duket se dhe kjo dilemë është zhdukur. Duket se Bora Zemani do të rikthehet te ky spektakël, krahas angazhimit që ka me “Dancing with the Stars”.

Teksa po i afrohet fundi sfidës së kërcimit, duket se Bora do të jetë gati që të rikthehet te “Për’puthen”, si “e zonja e shtëpisë”.

Sekretin duket se ia ka zbuluar pikërisht Isli Islami. Moderatori së fundmi ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku bëri me dije disa informacione lidhur me “Për’Puthen”.

Në fakt, ai është përfolur për moderimin e emisionit “Përputhen”, por prezantuesi hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja.

“Te ‘Për’Puthen’ do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai.

Moderatoret e “Goca e Gra” thanë menjëherë: “E kuptuam, Bora Zemani kthehet në “Për’Puthen”. Qëkur u mor vesh largimi i Orit, të shumtë kanë qenë emrat e përfolur për ta zëvendësuar.

Një sondazh në faqen e “Instagramit” të programit “Shqipëria Live” na ka lënë të mendojmë se një nga këta emra do të jetë prezantuesja e radhës në “Për’Puthen”. Në sondazh, me pyetjen “Votoni të preferuarën tuaj si moderatore të ‘Për’Puthen’, alternativat janë: Bora Zemani, Nevina Shtylla, Elita Rudi, Elona Duro”.

Por, duket se tashmë është vendosur rikthimi i Borës në krye të formatit ku mori edhe famën më të madhe. Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.

Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur. Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në trevjetorin e lidhjes së tyre.

Së fundmi, vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale. Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo”.

Por, nuk ka vonuar as përgjigja e Bora Zemani, gjithashtu përmes një fotoje në “Instastory”.

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”, shkruan Bora në foton që ka ripostuar. Por, duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndal këtu suksesin e tyre. Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre.

Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe te kjo fushë. Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq.

Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.

Tashmë që prej disa javësh, Donaldin e shohim në “backstage” e “Dancing”, me gjasa do ta shohim edhe pas kamerave te “Për’Puthen”, duke qenë se veç se çift, dyshja janë edhe kolegë pune.

bora zemani donald veshaj5donald veshaj, bora zemani (5)bora zemani donald veshaj1bora zemani donald veshajbora zemani, donald veshaj (2)bora zemani (3)bora zemani (5)donald-veshaj-bora-zemani2bora zemani apartak ngjela (4)bora zemani apartak ngjela (6)bora zemani apartak ngjela (5)donald-veshaj-bora-zemani4bora zemani3bora zemani1bora zemanibora zemani donald veshaj1bora zemani donald veshajbora zemani3