BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Gossip

Në pritje të Eurovision 2020, Arilena Ara merr lajmin shumë të keq, reagon Bashkimi për Transmetim Europian dhe tregon vendimin e vështirë që ka marrë

Në pritje të Eurovision 2020, Arilena Ara merr lajmin shumë

Për shkak të koronavirusit, është anuluar edhe Eurovisioni. Situata prej koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Europian i Këngës për këtë vit. Eurovision 2020 pritej që të mbahej në Rotterdam.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Drejtori Ekzekutiv i festivalit, Jon Ola Sand. Në një deklaratë zyrtare ai thotë se e jep këtë lajm me hidhërimin më të thellë.

“Paqartësia e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Europën dhe të gjitha kufizimet e ndërmarra nga qeveritë pjesëmarrëse, por edhe nga ato holandeze, do të thotë që Bashkimi për Transmetim Europian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë që eventi të mos vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.

Shëndeti i artistëve, stafit, fansave dhe vizitorëve si dhe situata në Holandë, Europë dhe botë janë arsyeja pse morëm këtë vendim”, tha Sand.

Sand u shpreh se po vazhdojnë diskutimet nëse Eurovisioni mund të organizohet vitin e ardhshëm në Rotterdam. Shqipërinë do ta përfaqësonte në Eurovision Arilena Ara.