BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

Nga bashkëjetesa tek biznesi i përbashkët, Bora e Donaldi gati për hapin e radhës pas rikthimit të bujshëm

Nga bashkëjetesa tek biznesi i përbashkët, Bora e Donaldi gati

Merr fund loja e Borës dhe Donaldit. Moderatorja ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në “Instagram”, duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.

Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos. Çifti shihet në studion e “Më lër të flas”, ku do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor.

Po ashtu, mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”. Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”

Më pas, moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social ‘Instagram’.

Prej muajsh çifti ishte ribashkuar, por duket se kishin vendosur ta jetonin në fshehtësi të madhe këtë lidhje, duke preferuar mos të dalin publikisht. Por axhenda e tyre mediatike i ka bërë që ta pranojnë këtë raport, duke shtuar kështu fansat e tyre që prej muajsh i prisnin.

Por duket se ribashkimi nuk do të mjaftohet vetëm me foto dhe fjalë të ëmbla në emision. Bora dhe Donaldi e kanë marrë shumë seriozisht këtë herë marrëdhënien e tyre, duke e shtrirë edhe në biznes.

Bëhet me dije se dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë një linjë të re biznesi. Aktualisht Bora e ka linjën e saj të veshjeve sportive, ndërkohë që bashkë me Donaldin do të lançojnë një tjetër linjë.

Aktualisht të dy po merren ende me skicimin e gjithçkaje dhe pritet që çifti të ketë të reja nga biznesi në nisje të vitit të ardhshëm. Të ndikuar nga popullariteti i madh që dyshja ka, ata po përpiqen ta përdorin famën e tyre edhe për biznes, duke e shndërruar edhe një histori fitimprurëse, veçse të bukur për sytë e publikut.

Bora duket se ka marrë në dorë marrëdhënien e rindërtuar me Donaldin dhe tashmë ata duken sërish gati për të bashkëjetuar. Por duket se këtë herë çifti do të shikojë edhe për një shtëpi tjetër. Në këtë mënyrë, ata lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 3-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.

Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash, Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do ta marrim ditën e transmetimit të emisionit.

Për të treguar reagimet e rrjetit kur dyshja publikoi foton e parë së bashku që pas ribashkimit, mjafton të themi se postimi ka marrë rreth 7 mijë komente. Mes tyre nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave që kanë treguar mbështetjen apo pëlqimin me ‘likes’ apo komente.

Mes njerëzve që i ka bërë ‘like’ postimit është Jonida Maliqi, e cila ka qenë në lidhje me Romeo Veshajn. Pavarësisht ndarjes, ajo ruan raporte të mira me vëllezërit Veshaj, por edhe me Borën.

Në muajin gusht në ‘Sunny Hill’ në Tiranë ajo madje u fotografua me Donaldin. Vetë Donaldi ka komentuar simbolin e syrit blu që nënkupton mbajtjen larg të syrit të keq. Shoqja e ngushtë e Borës, Semi Jaupaj i shkruan: “Ky emoji përdoret për të mbajtur larg syrin e keq?” si dhe “Dashuri”.