Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

Nga çfarë po vuan Michelle Obama, ish-zonja e parë e SHBA-së tregon për problemet shëndetësore që po kalon: E di që po luftoj me...

Nga çfarë po vuan Michelle Obama, ish-zonja e parë e

Bota ndodhet në një situatë të pazakontë nga pandemia që ka sjellë jo vetëm probleme të theksuara ekonomike por edhe çrregullime shëndetësere edhe tek personat që nuk janë të infektuar.

Michelle Obama ka zbuluar se po vuan nga depresioni i nivelit të ulët. Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, e cila është e martuar me ish-Presidentin Barack Obama, tha se po përjeton ulje-ngritje emocionale për shkak të pandemisë së koronavisursit dhe nga administrimi i situatës nga Donald Trump.

Duke folur në podkastin e saj, Michelle tha: “E di që po luftoj me depresion të nivelit të ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të konflikteve racore dhe thjesht duke e parë këtë mënyrë administrimi, hipokrizinë e tij, nga njëra ditë në tjetrën, është dëshpëruese”.

Ajo po vuan nga pagjumësia dhe nga pamundësia për t’u marrë me aktivitet fizik për shkak të gjendjes mendore në të cilën është.

Michelle shtoi: “Zgjohem në mes të natës, sepse jam e shqetësuar për diçka ose ndjej sikur diçka më rëndon”. Ajo shtoi gjithashtu se është rraskapitëse të zgjohesh me lajmin se një tjetër jetë e një personi me ngjyrë është marrë, ose në një mënyrë apo në një tjetër ky person mund të jetë lënduar, grabitur apo akuzuar për diçka”.

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nuk nguroi të jepte edhe një këshillë për të gjithë ata që kanë probleme me depresionin: “Ulje-ngritjet emocionale kërkojnë ;të njihni veten’ dhe ‘gjërat që ju japin kënaqësi’”.

Për shkak të pandemisë, ajo tha se ka patur më shumë mundësi për të kaluar kohë me partnerin, si dhe me vajzat, Malia-n, 22 vjeç dhe me Sasha-n, 19 vjeç.

Michelle Obama-barak-Obama11 Michelle Obama-barak-Obama1

Më të lexuarat