Gossip

Nga FOTO e Edit dhe Lindës tek urimi i Reas/ Motra e Zahos mesazh domethënës për festën në shtëpinë e kryeministrit: Ju jeni shpirti i shpirtit të universit

Nga FOTO e Edit dhe Lindës tek urimi i Reas/ Motra e Zahos mesazh

Në familjen e Edi Ramës, sot është një ditë e veçantë. Zaho Rama, djali i vogël i kryeministrit feston sot 6-vjetorin e lindjes. Me tullumbace të kuqe ku formohet numri “6”, i vogli ka pozuar krah të dy prindërve.

Linda e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: Happiness Of Six-gëzimi i 6-vjetorit! 

Edhe kryeministri Rama ka postu po të njëjtën foto në rrjetin social Twitter ku shkruan Happiness Of Six #zaho.

Por urimin e parë publik ia ka bërë motra e tij Rea.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet Linda Rama dhe Zaho në një fushë duke vrapuar dhe e ka shoqëruar me një mesazh shumë domethënës.

“Ju jeni shpirti i shpirtit të universit dhe emri juaj është Dashuri. Zaho 6”, shkruan Rea krahas fotos.