Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Gossip

Nga gjinia tek emri i bebit, moderatorja Vilma Masha flet për herë të parë për pritjen e embël

Nga gjinia tek emri i bebit, moderatorja Vilma Masha flet për herë

Vilma Masha nuk është shkëputur nga puna dhe ekrani për asnjë moment, as tani që është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël, por veç gjinisë s`kishte ndarë asnjë detaj tjetër. Sot i tha të gjitha tek Rudina.

 “Kur bëra testin isha me bashkëshortin. Është një përzierje ndjenjash që nuk përshkruhet. Lexova instruksionet për të parë se ç`nënkuptonin dy vijat. Të dy u gëzuam se e prisnim. Unë e doja vajzë. Jo për të bërë dallime, por vajzë e doja. Dhe ashtu është. Lëvizjet e saj e kam ndjerë për herë të parë pas pushimeve. Ishte 8 gusht, një ditë pas ditëlindjes time. Tani i besoj nënat që thoshin se këto ndjesi nuk përshkruhen me fjalë”, tregoi Vilma.

“Nuk e kam vendosur ende se si do ta lind, edhe pse s`kam shumë kohë. Duhet të vijë para Krishtlindjeve, mbase dhe atë ditë”, tha Vilma që shtoi se ka lexuar shumë gjatë kësaj periudhe në lidhje me shtatzëninë dhe procesin e lindjes.

Kurse për emrin e vajzës u tregua pak më e rezervuar. “Për emrin jemi mes dy a tre alternativave. Duam diçka të shkurtër, që të mos shkurtohet dhe të kombinohet me mbiemrin. Besoj se do ta vendosim shpejt edhe emrin se nuk jam tip që t`i lë për në fund”, tha Vilma.

 

Më të lexuarat