BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët, Agron Llakaj drejt largimit nga “Vizion Plus”, zbardhen detajet se çfarë pritet

Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët, Agron Llakaj

Lajmi se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokallisë” bëri xhiron e portaleve javën që shkoi. Largimi i regjisorit Altin Basha dhe rikthimi i ish-drejtuesit të “Portokallisë” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv.

Por Agron Llakaj, i cili së fundi moderon “Al Pazar” në “Vizion Plus”, nuk e mendon më rikthimin në ekranin, ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri. Në një prononcim për revistën “Who”, Llakaj u shpreh se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht, që do të thotë se i takon një eksperience të arkivuar te kujtimet e së shkuarës.

“Në përgjithësi, e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se ‘Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’, nuk është aspak e vërtetë. ‘Portokallia’ është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për ‘Top Channel’ e kam të gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë kiameti! ‘Portokallisë’ i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. ‘Portokallia’ është e ‘Top Channel’ dhe nuk identifikohet me askënd”, tha Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve.

Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët, u shpreh gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus”, me të dyja projektet e tij televizive.

“Sa u takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për ‘Al Pazar’, por edhe për ‘Fake Off’ që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur, do të vendos. Por do të shtoja se njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike, sa s’do t’ia dijë njeri se ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, tha Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.

A ka një prapaskenë pas gjithë kësaj “skene mediatike”, të prezantuar nga Agron Llakaj? Në fakt, po. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Llakaj është në kontradikta me drejtuesit e “Vizion Plus” dhe ka shumë gjasa që ky sezon të jetë dalja e tij e fundit në këtë ekran. Madje, sipas burimeve brenda këtij televizioni, Llakaj ka kaluar jo vetëm 24 orë thashethemnajë, por edhe dilemë të madhe, ndërkohë që ka nisur telefonatat me aktorët e humorit që ai ka njohje, për organizimin e një trupe sa më të kompletuar në televizionin tjetër ku ka plan të shkojë.

Prej 8 vitesh, “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus”, që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak