
Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Nga moderimi i “Për’puthen” tek e vërteta e lidhjes së re, rrëfehet si kurrë më parë Ori Nebiaj, zbulon çfarë do sjellë së shpejti

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Korrik 2022

Moderatorja Oriela Nebiaj ka folur në një intervistë për aspiratat në karrierën e saj dhe jetën private.
Duket se ke pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?
Një super sezon si gjithmonë. Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi patur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e ider më sot. Për mua të isha mikpritsja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar.
Nga mëngjesi tashmë bëheni gati për Pushime on Top, çfarë do të sjellë ndryshe ky sezon?
Tani jemi në punë intensive pasi të hënën, më 4 korrik nis Pushime on top sezoni 5-të dhe kemi nje intervistë ekslusive nga politika. Do të kemi dhe këtë vit shumë destinacione ekskluzive, guida të reja si dhe personazhe me histori emocionuese. Për herë të parë Pushime On Top del këtë sezon jashtë kufijve shqiptar me disa destinacione nga një shtet tjetër .
“Pushimet on Top”, një program sa impenjativ aq edhe ‘funny’. I parë nga brenda, si do ta përshkruante Ori?
Shumë punë, shumë lodhje dhe shuuumë kreativitet. Një staf fantastik që punon me shumë dashuri për produksionin më të veshtirë në stil reportazhesh të realizuar ndonjëherë kjo për shkak të faktit që ne duam që cdo ditë nga e hëna ne të premte të kemi më të mirën e të mirës në transmetim për publikun që na ndjek me shumë fanatizëm prej katër vitesh tashmë dhe gati për 5vjetorin që e bën këtë sezon një festë thuajse cdo ditë.
Ndërkohë në media po përflitet se do të jeni moderatorja e re e Përputhen, ka diçka konkrete?
Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet Pushime On Top. Nje gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Chennel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.
Ori në një format ‘dating’, çfarë do të sillnit ndryshe në “Përputhen”?
A këtë s’di të ta them hiç. Unë as në ‘dates’ që kam dalë vetë s’kam shkëlqyer.
Duket si një format që shumëfishon famën, çfarë do t’i merrte Ori kësaj eksperience?
Fama për mua është e mjaft në dashurinë që ndjej nga publiku cdo ditë për gjithë këto vite në ekran në të gjitha emisionet që kam realizuar. Jam e bekuar për këtë.
Duket se keni provuar të bëni shumëçka në ekran, keni një format përzemër që do të donit të drejtonit?
Një format komplet në stilin tim që mendoj se sdo vonojë për ta patur në ekran.
Ori si një ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, përse kjo zgjedhje?
Sepse jeta private është dhe duhet të jetë private. (thashë që nuk kam shkëlqyer në date-s) Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjeshtë unë, vajza që punon në ekranin e Top-it.
Ndërkohë pak kohë më parë në media u publikuan edhe fotot tuaja me Dean Çelajn, cili është raporti juaj?
Një mik shumë i mirë që e kam njohur në sajë të punës dhe profesionalizmit të tij në disa projekte. Kemi miq të përbashkët e kjo na bën të ndajmë dhe kohë bashkë.
Si do t’i përgjigjeshit të gjitha zërave që janë shprehur se ju dhe Deani jeni në një lidhje dashurie?
Puna në media më ka bërë të jem indiferente ndaj këtyre lajmeve. Mendoj që për një vajzë beqare sado me një status publik në media, mirë është të ketë pak më pak nga këto aludimet dhe më shumë lajme që i vlejnë dhe vetë publikut.
Më të lexuarat


Zbulohet letra tronditëse, si e parashikoi Princeshë Diana vdekjen e saj dy vite para aksidentit fatal

Alketa Vejsiu thyen rregullin! "Burri më i mirë në jetën time", moderatorja ndan momentin e veçantë dhe si rrallëherë publikon foton: Do më mbajë në krahë gjithë jetën

FOTO/ Çifti i shumpërfolur ndahet pas disa vitesh lidhje

“Kam 99 probleme por…”/ Bora Zemani merr vendimin dhe “arratiset” jashtë vendit, mikesha e saj habit me komentin: Vjen era tradhti

Çfarë i ndodhi aktores? Rudina Dembacaj nga shtrati i spitalit, ja amaneti që i la Mark Frrokut para se të futej në sallë (FOTO)

“Ah moj nëna ime të ishe gjallë”, Alketa Vejsiu shpërthen në lot pasi rikthehet pas 25 vitesh në ... (VIDEO)

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon barkun?”/ Eni Koçi zbulon gjithçka për shtatzëninë e saj dhe tregon vendimin që ka marrë

Mark Zuckerberg e fiksuar keq pas artistes së vendit tonë/ Kjo është këngëtarja e njohur shqiptare të cilën "Facebook" e quan "Mbretëresha e Shqipërisë"

Publikohet video që po shpërndahet me shpejtësi/ Ka ndërruar profesion? Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet duke larë makinën në lavazh

“Jetuam 3 vite bashkë, më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës”/ Modelja e njohur shtanget nga ajo me të cilën u përball pas ndarjes, plas akuzat e rënda për futbollistin shqiptar: Vinte i alkoolizuar dhe…
