BREAKING NEWS

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të Politikave, Murrizi ia numëron ‘një për një’ Bashës: Nuk isha as pjesë e GOPIT. Spurdhjak, s’ke b*** për…

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të
x

Gossip

“Një javë më parë e kishim porositur”, Sabri Fejzullahu rrëfen momentin kur Ermali i tregoi që dashuronte bashkëshorten aktuale dhe donte të martohej

“Një javë më parë e kishim porositur”, Sabri

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu shoqëroi dje në të parën intervistë televizive tek “Rudina” nusen e djalit Arianën dhe tregoi njëherësh historinë kur djali pa bërë 20 vjeç i tha se dashuronte një vajzë dhe do martohej.

 “Një javë më parë biseduam unë dhe Nera, i thamë që duhet të martohesh diku 37-38 vjeç, duhet të merresh me karrierën. Dhe pas një jave na tha. ‘Uluni këtu: Dua të martohem! Unë kam rënë në dashuri’ dhe i thashë unë: ‘Me atë pikën e bukur këtu (nishanin e Arianës), me atë gocën e bukur? Pikërisht me të më tha. Ia bëmë dy dasma, një dasmë të shtunën për fisin, diku 700 vetë pastaj të nesërmen për VIP-at, shoqërinë, nja 500 vetë”, tha Sabriu.

Po Ermali s`prishi asnjë plan të prindërve. Pavarësisht martesës së hershme dhe ardhjen në jetë të 4 fëmijëve (në plan për të bërë edhe dy të tjerë, siç Ariana tregoi), e ndoqi edhe karrierën, duke mos hequr dorë nga asgjë.

 

Më të lexuarat