BREAKING NEWS

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën Zgjedhore, SHBA hedh hapin e rëndësishëm, zyra e shtypit të ambasadës njofton lëvizjen e Yuri Kim ditën e sotme

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën
x

Gossip

Një përrallë që i kushtohet Mbretëreshës Geraldinë: Elia Zogu publikon librin për lexuesit e vegjël: Hulumtova te kujtimet dhe fotot e saj! 

Një përrallë që i kushtohet Mbretëreshës

Princesha Elia Zaharia Zogu ka njoftuar publikimin e librit të saj ‘Trëndafili i bardhë’. Elia shprehet në rrjetet sociale se në libër do të pasqyrohet historia e Mbretëreshës Geraldinë, sjellë në formën e një përralle.

‘Të dashur miq, me shumë emocion ju komunikoj ardhjen për lexuesit e vegjël të përrallës sime Trëndafili i Bardhë. Kjo përrallë i kushtohet Mbretëreshës Geraldine dhe jetës së saj nga fëmijeria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I. E kam shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e saj të shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj. Për dy vite rradhazi, së bashku me mikeshën time të zemrës Ledia Kostandini kemi bashkëpunuar intensivisht, dhe ajo ka sjellë mjeshtërisht ilustrimet më të bukura që mund të ëndërroja, duke i dhënë jetë çdo fantazie timen! Pa të kjo përrallë nuk do kishte kurrë këtë ndjeshmëri. E falenderoj Ledian time me gjithë zemër, për talentin e saj dhe gjithë përkushtimin gjatë këtij krijimi. Përralla e Trëndafilit po botohet nga shtëpia botuese Albas nën kujdesin e Rita Petros, e cila më ka mbështetur me shumë besim që në leximin e pare. Trëndafili i Bardhë do t’ju presë në Panairin e librit duke filluar nga data 13 nëntor’, shkruan Elia Zaharia Zogu.

Më të lexuarat