BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Gossip

Një tjetër talent që na bën krenarë! Vajza e Robert Aliajt ‘lë pa fryme’ jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë

Një tjetër talent që na bën krenarë! Vajza e Robert

Vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë, shtet në të cilin ajo është lindur dhe rritur.

Gala e cila konkuroi me këngën “Don’t knoë ëhy” të Norah James bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e parë e Galës në këtë shoë bëri që familjarët e saj të emocionoheshin dhe të hidheshin përpjetë nga gëzimi, e sidomos Roberti- moment ky që u dha disa herë në video.

Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” fituesi i Big Brother, Arbër Çepani.

Duke shprehur me krenari se Gala ka krenuar fisin e tyre, Arbër shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror.

Duhet thënë se Gala e vogël ka një zë mjaft të bukur dhe performanca e saj nuk duhet humbur. Ne i urojmë shumë suksese përgjatë këtij rrugëtimi.