BREAKING NEWS

“Ambasada ka dalë hapur”, Spartak Ngjela ‘trondit’ me deklaratën, zbulon rrezikun që i kanoset Ilir Metës

“Ambasada ka dalë hapur”, Spartak Ngjela ‘trondit’
x

Gossip

Nuk bëri asnjë dedikim për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, trashëgimtarja e ‘Top Channel’ tregon arsyen dhe i futi të gjithë në mendime: Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person!

Nuk bëri asnjë dedikim për ditëlindjen e babait të saj

Fashionista Lori Hoxha duket sikur është tërhequr disi nga rrjetet sociale së fundmi, madje nga ana e saj mungoi një urim si për ardhjen në jetë të nipit të saj të dytë, apo edhe një përkujtim për babain e saj të ndjerë që dje do të festonte ditëlindjen e tij të 51-të.

Përmes një postimi ajo tregon, se fakti që nuk publikon gjë për ta në Instagram, nuk do të thotë se nuk ndjen apo përjeton gjëra për ta.

Lori ka publikuar një shkrim që ishte bërë gati ta bënte publik dje, por u pendua dhe ja ku e kemi.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të dytë të Sarës, Romanit, si dhe shumë e trishtuar për faktin që nuk mund ta puthë të atin në ditën e tij të lindjes.

Dhe nëse këtë gjë do ta shprehte publikisht nuk do të ndryshonte gjë përveç përceptimit të ndjekësve.

Statusi i plotë i Lorit:

Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që bëj unë ose ju duhet të publikohet në mediat sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë se nuk e bëj, shikoj, ndjej apo e përjetoj atë. Duke qenë person publik për kaq kohë kam mësuar dhe kuptuar se ata që janë pranë zemrës sime duhet të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pranë zemrës sime.

Jemi mësuar të shohim çdo urim për baballarët, nënat, shoqet e ngushta në Instagram saqë kemi filluar të bazojmë dhe të gjykojmë çdo lidhje nga mungesa e këtij urimi online.

Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse shqetësohesh nga kjo të lutem bëj një hap dhe vlerëso jetën tënde.

E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e uroj në Instagram që lindi Romanin tim të bukur. Iu gjenda pranë duke ia treguar këtë gjë asaj, jo botës.

Gjithashtu e kuptoj që sot do të ishte ditëlindja e babait tim . Ai do të ishte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që nuk i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të postoja për këtë?

Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime! Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq! Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person! Mos lejo që media sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit!

Më të lexuarat