BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Gossip

Nuk do ta besoni! Artjola Toska rrëfen historinë e veçantë çfarë u ndodhur çifteve që ajo u ka kënduar në dasëm

Nuk do ta besoni! Artjola Toska rrëfen historinë e veçantë

Gjatë rubrikës “Për drekë me mua”, në "E diela shqiptare",  Artjola Toska tregon një situatë komike që i ka ndodhur gjatë një koncerti në Çikago, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga personat që ka qenë në koncert, i ka bërë me shenjë që të afrohet, duke i thënë se para 6 viteve Artjola kishte qenë në dasmën e kushëririt të tij.

Por personi nuk është mjaftuar me kaq, por e ka thirrur Artjolën edhe 2 herë të tjera për t`i thënë se ka qenë edhe në dasmën e shokut të tij të ngushtë, por edhe në dasmën e të vëllait.

“Po pse nuk thua ti që qenkam bërë si e shtëpisë unë aty te ju!?”, ia kishte kthyer Artjola.

“Ehhhh, po u ndanë ata të tre”, ishte përgjigja e tij.

Në atë moment Artjola e kishte treguar si histori për të gjithë ndjekësit e koncertit, duke i thënë se të mendohen mirë përpara se ta ftojnë në dasmë.