BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Gossip

Nuk duhet humbur! Ermal Mamaqi i kushton këngë Pëllumb PIPEROS që do shkriheni së qeshuri: Ai del në lajme, ai del edhe kur ka reklama, ai del në ëndërr, del te Rudina!

Nuk duhet humbur! Ermal Mamaqi i kushton këngë Pëllumb PIPEROS

Aktori Ermal Mamaqi ka treguar ditën e djeshme sesi po i kalon ditët e tij të izolimit sëbashku me familjen e tij për shkak të frikës së prekjes nga koronavirusi. Në një lidhje ‘live’ me News 24 Mamaqi tha se projektet profesionale janë ndërprerë, por se ka gjetur një tjetër mënyrë për tua sjellë afër dy filmat e tij atyre që nuk i kanë parë.

Ndonëse në një situatë me shumë pikëpyetje për këdo, aktori u shpreh shumë optimist për shfrytëzimin e kësaj kohe të qëndrimit në shtëpi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ermal Mamaqi ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij me plot humorë, ku shohim se me një kitarë në dorë këndon për mjekun dhe në krah të videos shkruan 'Këngë për Pëllumb Piperon'.

Ermali ka krijuar disa vargje dedikuar mjekut të njohur Pëllimb Pipero. Ai ka thënë se mjeku është një nga personat që po merr kohë në media. Ndërkaq edhe pse në nota humori, Mamaqi u ka bërë thirrje ndjekësve që të ndjekin këshillat e tij se vetem kështu do të ia dalim.

“Erdhi në Shqipëri, pacienti 0. Këtu është ai, është Pëllumb Pipero. Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes; në karantinë duke bërë xhiro me makinë. Lani duart sapun, xhel, benzin se këtu është ai Pëllumb Pipero. Ai del në lajme, ai del edhe kur ka reklama, ai del në ëndërr, del te Rudina. Unë i laj duart si Pëllumb Pipero, ai më thotë mos dil nga shtëpia por këtu problem është pleqëria. Ku shkon o nëna? Pse nuk rri brenda? Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero. Dëgjoje Pëllumb Piperon, dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot,”-këndon Mamaqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Më të lexuarat