
Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

“Nuk duhet të lash rroba ditën e premte”, Dua Lipa iu tregon amerikanëve gjithë supersticionet shqiptare që ndjek familja e saj (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2021

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Këngëtarja foli për nominimet e saj në çmimet “Garmmy”, thashethemet që u përhapën për shtatzëni dhe supersticionet e shqiptarëve.
Dua Lipa publikoi para disa ditësh një foto të saj me disa emoji të një arushi një biberoni dhe një engjëlli dhe të gjithë menduan se ishte shtatzënë. Këngëtarja u shpreh në “Jimmy Kimmel Live” se ajo gjithmonë zgjedh rastësisht disa emoji për fotot e saj, por nuk e mendonte që këtë herë gjithçka do bëhej kaq e madhe dhe njerëzit do dyshonin se ishte shtatzënë. Dua tha se nuk është shtatzënë për të sqaruar të gjithë njerëzit, që vazhdojnë ende të aludojnë.
Dua ka treguar se është shumë supersticioze, sepse në fund të fundit është shqiptare. Dhe për këtë arsye Jimmy Kimmel u interesua nëse shqiptarët janë supersticiozë.
“Në familjen time… Ka supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua duke shtuar se këto janë gjëra qesharake.
Ndërsa Jimmy shtoi me shaka se dhe ai duhet të ketë ndonjë rrënjë shqiptare sepse është shumë supersticioz.
Më të lexuarat


Vetëvrasja në rrethana të dyshimta e modeles së njohur, merret nën hetim ish i dashuri i saj, futbollisti me famë

Do të bashkëpunojnë në spektaklin më të ri të humorit të Altin Bashës, Jona Spahiu tregon si i ka marrëdhëniet me Bes Kallakun

“Më gjeti të papërgatitur”/ Do të prezantojë spektaklin më të ri të humorit të Altin Bashës, Jona Spahiu zbulon surprizat

Shoqja e saj u nda tragjikisht nga jeta, balerina e njohur shqiptare rrëfen mes lotësh historinë e trishtë: Në mëngjes unë humba mikeshën time më të mirë, ndërsa në darkë duhet të kërceja për publikun

“Vjen nga komuniteti rom dhe gjyshja e saj është magjistare”, Meri Murrizi reagon pas sulmeve në media: Të gjithë ata që më njohin e dinë që...

(Video) Vajzat zihen për të në emisionin e ‘Përputhen’, por nuk do ta besoni çfarë pune bënte Mevlani në Gjermani, mos e humbisni videon që po qarkullon me shpejtësi

“Janë +18”/ Sara i befason të gjithë me deklaratën pas puthjes me Atdheun

'Boll spekulove me këtë'/ Arjani i kthehet keq Julit : Ti nuk ke …

Kush e ‘shiti’ Stresin për protestën e dhunshme? Këngëtari paralajmëron lëvizjen e madhe nga arratia

Konkurrenti nxjerr thikën në takim, Antonela bërtet majë malit (VIDEO)
