BREAKING NEWS

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas merr vendimin ekstrem (Detajet e rënda)

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe
x

Gossip

Nuk është Elvana Gjata, zbulohet emri i këngëtares së njohur shqiptare që do të përfaqësojë San Marinon në Eurovizion (FOTO)

Nuk është Elvana Gjata, zbulohet emri i këngëtares së

Prej disa ditësh po qarkullon lajmi se Elvana Gjata, do të përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin “Eurovizionit”.

Sipas fansave të Elvanës, këngëtarja ishte e përzgjedhur nga shteti i San Marino-s dhe ata këtë vit do të përfaqësohen nga artistja shqiptare me këngën “Me tana’.

Por burime pranë këngëtares u shprehën për Anabel.al se “nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë”. Burimi shtonte se edhe Elvana është habitur nga lajmi që po qarkullon.

Mesa duket fansat janë nisur nga një lajm i mediave të huaja ku thonë se një shqiptare është përzgjedhur për të përfaqësuar këtë shtet të vogël.

Por, në lajmin e tyre nuk përmendet emri i Elvanës, sipas tyre këngëtarja shqiptare e përzgjedhur nga San Marino, është Inis Neziri.

Nuk është Elvana Gjata, zbulohet emri i këngëtares së

Vajza e talentuar shqiptare, e cila ka korrur shumë suksese së fundmi me sa duket do të përfaqësojë këtë shtet të vogël në festivalin e madh.

Megjithatë, edhe mediat e huaja e kanë lënë ende me pikëpyetje, prandaj asgjë nuk është zyrtare.

Sipas një postimi të bërë në Instagram nga “Oikotime” Inis është takuar me personat përkatës dhe ata kanë ardhur në Tiranë për të folur për detajet me këngëtaren shqiptare.