BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para  

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është
x

Gossip

Nuk fshihen më/ Vajza e Eli Farës shijon ‘muajin e mjaltit’ me biznesmenin shkodran në vendin përrallor (FOTO)

Nuk fshihen më/ Vajza e Eli Farës shijon ‘muajin e

Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale, por ehd eme historitë e saj të dashurisë.

Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë më herët një foto me të në Instagram.

Nuk fshihen më/ Vajza e Eli Farës shijon ‘muajin e

Megjithëse nuk e ka treguar emrin, Marina ka bërë publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Burime  për “Panorama” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra.

Madje, çifti ka planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.

Sipas të njëjtave burime, çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis.

Tashmë, “nusja e re” dhe dhëndri po shijojnë muajin e parë të mjaltit (jo atë të vërtetin pas dasmës) dhe kanë udhëtuar drejt Dubait.

Marina e ka mbushur Instagramin me foto e video nga vendi madhështor, ndërsa në profilin e saj nuk mungoi edhe një foto me partnerin.

Të pafundme ishin komentet drejtuar çiftit, të cilit ndjekësit i uronin lumturi e trashëgime.

Nuk fshihen më/ Vajza e Eli Farës shijon ‘muajin e

Më të lexuarat