BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Gossip

“Nuk gjej gishtin”, në një video, detajet makabre të zënkave bashkëshortore të aktorëve të njohur

Dalin të tjera detaje për zënkën e dhunshme mes ish-bashkëshortëve aktorë, Johnny Depp dhe Amber Heard, që i kushtoi divit hollivudian një gisht të dorës.

“Nuk gjej gishtin”, në një video, detajet makabre të

“Daily Mail” publikoi një video audio të vitit 2015, ku dëgjohet mjeku personal i aktorit, David Kipper, i kërkon një pjesë të gishtit të mesit: “Nuk po gjej majën e gishtit, nuk po gjej majën e gishtit”, përsërit shpesh burri, i cili mbërriti në shtëpinë e Depp menjëherë pas zënkës.

“Nuk gjej gishtin”, në një video, detajet makabre të

Detajet që dalin nga skena janë të denja për një film horror. “Shiko sa shumë gjak, dreqin! Sa e madhe është copa e gishtit që kërkojmë? Ka fasha në ndonjë cep?”, -thërret Debbie Lloyd, një infermiere e pranishme në vend.

“Po kërkojmë majën e gishtit të mesit. Pashë në kosh, por nuk ka asgjë që mund t’i ngjasojë lëkurës”, -iu përgjigj mjeku. Në sfond dëgjohet Amber që qan e dëshpëruar.

Në audio dëgjohet edhe Depp: “Shpresoj që të ikësh të hënën. Shpresoj ta kesh kuptuar se si je dhe çfarë më ke bërë, se si më ke bërë të ndjej neveri për veten”.

Më pas dëgjohet doktor Kipper që përshkruan një antipsikotik për Heard, duke e këshilluar t’i telefonojë dikujt që të fluturojë me të në Los Angelos, për t’u siguruar që ajo dhe Johnny Depp mos të qëndronin bashkë.