BREAKING NEWS

U arrestua së bashku me kryebashkiakun, GJKKO liron nga qelia ish zyrtarin e lartë (EMRI)

U arrestua së bashku me kryebashkiakun, GJKKO liron nga qelia ish zyrtarin
x
BREAKING NEWS

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen
x
BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x

Gossip

“Nuk isha më njëlloj”/ Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj, shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës: Arenë shitjesh, të dalësh atje vetëm të...

“Nuk isha më njëlloj”/ Rovena Dilo rrëfen momentin

Këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Dilo ishte e ftuar në “Natë me Aulonën”, ku zbuloi një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Rovena Dilo veçoi si momentin më të vështirë vdekjen e të atit në vitin 2002. Këngëtarja dhe moderatorja tregoi se humbja e të atit e ka ndryshuar shumë dhe e ka bërë të reflektojë.

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E  kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”- tregoi Rovena Dilo me lot në sy.

Nëse për momentin më të vëshirë ajo përgjigjet menjëherë duke veçuar një, për momentin më të bukur nuk ndodh kështu. Dilo tregoi se ka shumë momente të bukura në jetën e saj dhe se mundohet të nxjerrë më të mirën nga çdo situatë.

“Të bukura ka shumë. Nuk mund të zgjedh njërin. Unë mendoj që fatlumë janë ata që kanë shumë momente të bukura. Marr maksimumin e gjërave, nuk ka formulë, është mirë të shijosh çdo moment”- tregoi Rovena.

Por këngëtarja di më së mirë se kush është gjëja që e bën më të lumtur.

“Muzika më bën të lumtur, nëse ka diçka që më bën të kaloj probleme shumë të mëdha, është vetëm muzika. Atë që më bën muzika nuk ma bën asgjë. Mundohem të punoj me njerëz që i vlerësoj, që nuk punojnë për një sezon, për një verë dhe mbaroi. Mundohem të punoj për gjëra që do rrojnë”– tregon Rovena Dilo.

Sa i përket profesionit, këngëtarja u ndal në Festivalin e Këngës dhe Eurovisionin. E pyetur nëse do të merrte pjesë këngëtarja  u shpreh e revoltuar ndaj festivalit.

“Eurovisionin ti e mendon por që të shkosh aty duhet të çash kalvarin e mundimshëm në Festivalin e Këngës. Ai është një arenë shitjesh, tani të shkosh dhe të bësh atë gjë…. Atëherë ne bënim luftë, kishte sulme klanesh dhe interesash por në thelb kishte një përplasje vlerash. Tani nuk ka më përplasje vlerash. Nuk mudnem të dal në një arenë dhe të mos përdor armët që unë kam (vlerat) por të përdor armë të marra nga të tjerë. Të dalësh atje vetëm të rregullosh rrobat të bërtasësh, unë jo. Po të rregullohet marr pjesë me shumë kënaqësi”– tha këngëtarja.

Më të lexuarat