BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Gossip

Nuk kanë fund telashet për Princin! Meghan fut në sherr Harryn me David dhe Victoria Beckham, mediat britanike zbulojnë arsyen

Këto ditë kanë qarkulluar lajme të ndryshme, ku në qendër kanë qenë Meghan Markle dhe princi Harry. Vendimi i tyre për të lënë pallatin mbretëror dhe detyrat e tyre si duka dhe dukesha e Sussex-t i ka çuditur të gjithë.

Mirëpo, Meghan paska një ndikim të madh tek princi aq sa e ka “detyruar” të marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky nuk është i vetmi vendim që princi ka marrë për Meghan. Harry nuk flet me ish-futbollistin David Beckham për shkak të Meghan.

Madje, thuhet në tabloidët britanikë se dyshja kanë pasur një sherr të madh, sepse Harry e akuzonte David-n, se Victoria (bashkëshortja e tij), i përcillte thashetheme mediave për Meghan. Aq ka mjaftuar që shoqëria e tyre të shkatërrohej dhe për rrjedhojë, Harry nuk flet as me David, as me Victoria-n.