Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Nuk martohem që t'u mbyll gojën njerëzve’, Klodiana Shala bën deklaratën e papritur

Postuar: 19/05/2019 - 22:18

Për Klodiana Shalën “nuk është ndonjë qejf i madh të bëhesh nuse”. Në një intervistë për “E Diell”, sportistja tregoi se nuk e ka në plan martesën. “I kam thënë mamit që nuk martohem për t’i mbyllur gojën të tjerëve që thonë se goca jote ngeli pa burrë ose pa u martuar,” iu përgjigj ajo pyetjes së Ervin Kurtit në lidhje me merakun e të ëmës.

Klodiana Shala i dha fund bashkëjetesës 16-vjeçare me ish-trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, 6 vite më parë. E ftuar në “Opinion” në nëntor të 2017-s për të folur rreth raportit që ka mes familjes dhe karrierës, Klodiana Shala zbuloi se kohë më parë kishte dashur të birësonte një fëmijë. Ajo tregoi se gjatë periudhës së bashkëjetesës me partnerin e saj, dashur po dashur karriera e kishte penalizuar për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Unë kam pasur një karrierë 20-vjeçare. Në pamundësi për të lindur një fëmijë iu përkushtova me të vërtetë karrierës. Dihet që kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte 6 muajsh, sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë.”

Dëshira e saj për t’u kujdesur për bebushin u la në mes për shkak të nënës së tij biologjike, e cila nuk donte ta jepte për birësim.

Në “E Diell”, Klodiana shtoi se për momentin i është përkushtuar me kohë të plotë biznesit të saj (palestër) dhe gjithashtu po punon për realizimin e një DVD me video dhe informacione të bollshme për një jetesë të shëndetshme. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:14

Puntata e sotme e emisionit “Zone e Lirë” ka nisur me një lajm të papritur, të cilin e ka dhënë vetë drejtuesi Arian Çani.

Postuar: 15/11/2019 - 21:25

Aktori i humorit Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarit ku ka fo

Postuar: 15/11/2019 - 16:23

Sheshi qendror e Shën Petersburg ka parë shumë revolucione, parada dhe evente historike, por ta

Postuar: 15/11/2019 - 13:55

Aktori, Rezart Veleshnja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet me sy të nx

Postuar: 15/11/2019 - 13:27

Moderatorja Fatma Methasani  dhe kuzhinieri i famshëm, Alfio Rrotani shumë shpejt do të bëhe

Postuar: 15/11/2019 - 12:33

Pak muaj më parë mediat zbuluan se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rovena Dilo i ka dhënë

Postuar: 15/11/2019 - 12:13

Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me fansat e saj një pjesë të mom