BREAKING NEWS

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa
x

Gossip

“Nuk u vlerësua kurrë”, si asnjëherë më parë, Aida Shtino kujton njeriun e saj të shtrenjtë dhe bën rrëfimin emocionues

“Nuk u vlerësua kurrë”, si asnjëherë më

Moderatorja dhe gazetarja Aida Shtino ka zbuluar për herë të parë disa detaje për fëmijërinë dhe momentet që kujton me gjyshin e saj. “Punoi, luftoi e konribuoi personalisht per te perhapur gjuhen shqipe ne Struge e Oher e deri ne Manastir,  ku shkonte me shpenzimet e tij, vetem e vetem qe gjuha e shqipeve te perhapej kudo ku jetonin shqiptare. Me ardhjen e komunisteve sa ishte gjalle,  ai nuk u vleresua kurre nga ky vend, perkundrazi...megjithate ai me fisnikerine e tij qe e karakterizonte se uli kurre koken, por vazhdoi jeten me dinjitet, ashtu si gjithe familja e tij”, shkruan gazetarja duke mos përjashtuar mundësinë e botimit të një libri.

Postimi i Aida Shtinos

Shikoj kete foto sot rastesisht ne kete faqe dhe mes ketyre burrave te rendesishem e te shkolluar, qe nga Universiteti i Harëardit dhe deri tek Normalja e Elbasanit, dalloj gjyshim tim te dashur. Fatkeqesisht ai nuk jeton me, por une e kam gjithmone ne zemer dhe nuk i haroj kurre fjalet e tij, batuat, zgjuarsine, diturine , kulturen dhe fisnikerine ne gene e cila e karakterizonte ne cdo sfere te jetes. Ne ditet e tij te mira dhe ne ditet e tij te keqija,  atehere,  kur ai ishte i merzitur nuk e tregonte kurre, por dilte nje shtetitje buze liqenit...Ndonjehere  ne shoqerine e mikut te tij Lasgush Poradecit dhe kur miku i tij i shtrenjte nuk jetonte me, dilte vetem dhe i tregonte  liqenit ose gjolit sic thoshte ai, brengat dhe merzite e shpirtit...pastaj kthehej ne shtepi dhe na buzeqeshte e ledhatonte,  sikur gjithcka shkonte mire. Une e shikoja vetem ne pushimet e veres dhe jane aq te forta kujtimet qe me ka lene ne zemer dhe ne mendje, sa sot kur  pashe kete foto te publikuar ne kete faqe, ku ai ka qene shume i ri, mu rikthye si ne film gjithe femijeria ime, pushimet e veres ne qyetitn e Pogradecit, ne shtepine e gjyshit tim te dashur Qamil Blloshmi. Ai e donte aq shume atdheun e tij dhe kete ndjenje na i brymosi edhe neve. Punoi, luftoi e konribuoi personalisht per te perhapur gjuhen shqipe ne Struge e Oher e deri ne Manastir,  ku shkonte me shpenzimet e tij, vetem e vetem qe gjuha e shqipeve te perhapej kudo ku jetonin shqiptare. Me ardhjen e komunisteve sa ishte gjalle,  ai nuk u vleresua kurre nga ky vend, perkundrazi...megjithate ai me fisnikerine e tij qe e karakterizonte se uli kurre koken, por vazhdoi jeten me dinjitet, ashtu si gjithe familja e tij. Disa here  na recitonte Fishten, megjithese ne ate kohe ishte autor i ndaluar dhe une si femije habitesha se si e mbante mend.  Ah sa shume mundet te shkruaja per te dhe ndoshta do te shkruaj ndonje dite nje liber per jeten e tij e cila ishte e veçante dhe komplekse, por mbi te gjitha ishte modeste dhe e ndershme , ashtu siç ishte ai vete nje patriot , nje njeri i ndershem , i shkolluar dhe nga nje familje e madhe .