BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Gossip

Nuk vonoi shumë, realizohet filmi i parë mbi koronavirusin, ambientohet në një ashensor

Nuk vonoi shumë, realizohet filmi i parë mbi koronavirusin,

Sallat janë të mbyllura, por kinemaja mendon për koronavirusin. Nuk vonoi, në fakt, dhe realizohet filmi i parë mbi Covid-19. “Corona” ka për regjisor iranianin Mostafa Keshvari, që jeton në Kanada. Një thriller psikologjik, në fazën e parë të epidemisë. Ambientohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai), që mund të jetë e infektuar me virusin, bllokohet bashkë me shtatë persona të tjerë. Çfarë do të ndodhë?

““Corona” flet për temën e paragjykimit, për frikën, është një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet morale”, -thotë Keshvari për “New York Times”. Regjisorit i lindi ideja pikërisht në një ashensor, dy muaj më parë, duke lexuar pikërisht për atë që po ndodhte, për paranojën e lidhur me virusin dhe turistët kinezë.

“Covid-19 është quajtur edhe “virusi kinez””, -kujton Keshvari, duke folur për filmin për “Hollywood Reporter”. “Por, tani ka prekur çdo vend, nuk ekziston një problem racial. Tani raca njerëzore duhet të bashkohet për ta mundur. Virusi nuk diskriminon, përse duhet ta bëjmë ne”?

Filmi është xhiruar në pak ditë, në shkurt, me një trup prej 25 personash, në fillim të epidemisë. Aktorët e tjerë në ashensor janë: Emy Aneke, Zarina Sterling, Richard Lett, Josh Blacker, Andrea Stefancikova dhe Andy Canete.

“Mendonim se do të kalonte shpejt. Asnjë nuk mund ta imagjinonte gjithë këtë. Mes gjithë personave të angazhuar në film nuk ka pasur deri tani asnjë të prekur nga koronavirusi. Filmi do të shpërndahet në “streaming”.