BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Gossip

Orinda Huta rrëfen “sherrin” në familje për shkak të qenit

Orinda Huta rrëfen “sherrin” në familje për shkak

Orinda Huta së fundmi, Orinda ka qenë e ftuar në “Aldo Morning Show” ku ka treguar eksperiencën me qenushen e saj dhe mënyrën si i drejtohet. Ndër të tjera Huta u shpreh se Rubin e konsideron si fëmijën e saj dhe është shumë e lumtur që edhe Atara, vajza e saj e vogël ka një marrëdhënie të mirë me të.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë. Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin,”-vazhdoi Huta.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se kur ka ardhur në jetë vajza e saj, Rubi (qenushja) është bërë xheloze.

“Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët,”-u shpreh ajo.

Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe producentit Turjan Hysko. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak.

“Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”.

Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë,”-përfundoi Orinda Huta.