BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Gossip

Përplasja mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, “Digitalb” deklaron: Përgjegjësia, e jona!

Përplasja mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, “Digitalb”

Prej disa ditësh media vlon nga deklaratat e Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit. Gjithçka nisi kur gazetari i njohur bëri një deklaratë për mënyrën si Ilda Bejleri, moderatorja simpatike vishet në emisionin sportiv që drejton në “SuperSport”. Për herë të parë pas gjithë akuzave dhe kundër akuzave reagon “Digitalb” me një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje në programin “Top Show Magazine”. Në këtë deklaratë, platforma zbulon që pergjegjësia e gjitha bie mbi të. Por gjithashtu shpjegon se asgjë në veshjen e moderatores nuk është e gabuar… Më poshtë lexoni dhe deklaratën e plotë:

DEKLARATË

Digitalb, ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb, vëren me keqardhje që debati ka mangësi që në zanafillë.

Së pari,

ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni. Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti,

për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znjsh. Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran, sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës, shkruan revistawho.

Së treti,

Digitalb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Dhe së fundi,

televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvëndësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe se fundmi edhe si moderator programesh, e cila po behet nje tendence; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis.