BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Gossip

Pa maskë dhe kërcime në turmë, këngëtarja e famshme shqiptare ndalohet nga policia

Pa maskë dhe kërcime në turmë, këngëtarja e

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është ndaluar nga policia londineze teka ka qenë duke xhiruar klipin për këngën e saj të re. 

Ajo ka qenë bashkë me produksionin e saj në pjesën lindore të Londrës teksa po filmonte në një rrugë. Policia është thirrur nga banorët e zonës pasi turma që u mblodh për të parë Duan, ishte shumë e madhe.  

Një banor i zonës i pyetur nga “The Sun” u shpreh se Dua dhe produksioni po i shijonin zhirimet në maksimun ndërsa për banorët e lagjes ato u kthyen në makth.

 “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth. Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar. Kishte shumë valltare përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë. Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë.