BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Gossip

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës! Shpërthen bomba më e fuqishme nga Lufta e Dytë Botërore, shikoni çfarë ndodh

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës! Shpërthen bomba

Një ndër bombat më të fuqishme nënujore e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer dje në Poloni ndërsa specialistët e demontimit të marinës po tentonin ta shpërbënin duke i hequr eksplozivin. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Bomba ishte 6 metra e gjatë, 12 metra e thellë dhe peshonte 5.4 tonë.

Operacioni masiv 5 ditor i marinësve, detyroi më shumë se 750 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Forca Ajrore Britanike RAF e kishin hedhur bombën Tallyboy, e njohur gjithashtu si bomba “tërmeti”, në një bastisje në 1945, ku fundosi kryqëzorin gjerman Lützoë.

Ajo gjet në shtator 2019 nën një rrugë ujore që çon në portin e Szczecin gjatë punës për të thelluar kalimin.

Mundësia e shpërthimit të bombës, e cila ishte në fund të një kanali të Detit Baltik, ishte 50 me 50.

Bomba Tallboy u krijua nga inxhinieri britanik i aeronautikës Barnes Ëallis dhe u përdor nga Forca Ajrore Mbretërore për të shkatërruar asete të mëdha të kontrolluara nga nazistët përmes goditjeve nëntokësore.