BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Gossip

Pandemia falimenton milionerin e muzikës, Sinan Hoxha përballet me të papriturën

Pandemia falimenton milionerin e muzikës, Sinan Hoxha përballet me

Situata me pandeminë, që po zgjat prej më shumë se një viti, ka qenë shumë problematike për artistët. Ata u përkasin kategorive ndër më të prekurat nga moszhvillimi i dasmave dhe koncerteve, të cilat mbeten ende sot burimi kryesor i të ardhurave për ta.

E me sa duket, kjo situatë ka shteruar financat e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, që njihet si milioneri i muzikës shqiptare. Ai ka ripostuar një rrjete sociale një deklaratë të tij ku shprehet se gjatë kësaj kohe i ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar ndër vite.

“Fiks”, ka qenë komenti i tij si për t’i rivënë vulën deklaratës së dhënë në “Top Albania Radio”. Nuk dihet nëse bizneset e menaxhuara nga bashkëshortja, Andrra Destani, janë shndërruar në burimin parësor të të ardhurave në familje tashmë kur edhe shpenzimet janë rritur me ardhjen në jetë të djalit të dytë.

Por, duke pasur parasysh që biznesi i saj eshtë me fustane nusërie dhe eventesh, na mbetet vetëm t’i qajmë hallin Sinanit. Ndërkohë, familja e tyre është zgjeruar tashmë, pasi dy javë më parë Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit.

Pandemia falimenton milionerin e muzikës, Sinan Hoxha përballet me