BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Gossip

Pandemia i pret krahët këngëtares së njohur shqiptare, anulohet festivali ndërkombëtar

Pandemia i pret krahët këngëtares së njohur shqiptare,

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar se kanë anuluar edicionin e sivjetëm, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky festival i shndërruar në ndërkombëtarë, që për disa vite me radhë është mbajtur në parkun “Gërmia” në Prishtinë, organizuar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, ka sjellë në Kosovë emra të njohur të muzikës globale si Calvin Harris, Martin Garrix, Miley Cyrus, Action Bronson, e shumë të tjerë.

“E konfirmojmë me zemër të thyer se Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet në gusht, për shkak të krizës së pashembullt globale të shkaktuar nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e nxjerrë në “Facebook”. Por, edhe vetë Dua Lipa e ka nxjerrë njoftimin në rrjetet e saj sociale, ku dhe shkruan: “Më vjen shumë keq që s’mund ta festojmë me ju këtë verë, por jam e bindur se do të shihemi në vitin 2021”.