BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Gossip

“Para vdekjes së babait, nëna u paralizua”, këngëtarja e njohur shqiptare rrëqeth me rrëfimin e saj prekës: Një sëmundje që më shokoi! Kam pasur një vit katastrofik!

“Para vdekjes së babait, nëna u paralizua”,

Një rrëfim prekës ka bërë pasditen e djeshme një ndër këngëtaret e njohur shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Rudina’, këngëtarja Big Mama, tregoi se edhe ajo si të gjithë, është vetizoluar në shtëpi së bashku me të ëmën.

Big Mama rrëfeu se viti që lamë pas ka qenë një vit i vështirë, madje katastrofi, sepse para vdekjes së babait, ajo është përballur edhe me sëmundjen e nënës së saj, e cila pësoi sulm në tru dhe iu paralizua ana e djathtë. Këngëtarja tregon se kjo periudhë dhe gjithçka që ka kaluar e ka bërë të kuptojë se gjëja më e rëndësishme është shëndeti.

“Të them të drejtën, unë shumë pak kohë kam pasur për të kaluar me prindërit, veçanërisht me babin. Unë profesionin si këngëtare e kam duke udhëtuar dhe kam pasur mall për prindërit. Tani që jam në karantinë bashkë me nënën time, mendoj dhe them sikur të ishte dhe disa muaj babi gjallë dhe të kalonim dhe ca kohë bashkë. Shëndeti është një gjë shumë e rëndësishme dhe tani në këtë kohë e kuptojmë. Të them të drejtën, unë kam pasur një vit katastrofik, sepse para babait, unë kisha mamin, e cila kishte një sëmundje që më shokoi më shumë se sëmundja ose vdekja e babit. Mamaja ime kishte sulm në tru dhe u paralizua nga ana e djathtë, ka qenë jo funksionale. Jam marrë me mamin shumë në spitale të ndryshme. Aty e kam kuptuar se s’ka me shëndetin, sot je shumë mirë, je me këmbët e tua je shumë e fortë, shumë e fuqishme dhe për një moment mund të biesh përtokë dhe të mos mund as të flasësh, as të lëvizësh. Pas asaj, pata dhe rastin e babit dhe tani edhe kjo puna e virusit. Të gjithë jemi me një eufori; punë, lekë, vrapo andej, vrapo këndej, të arijmë qejfe, çfarë të veshim, luksin, por qejfi më i madh duhet të kuptojmë se është shëndeti”, tregoi këngëtarja.

“Para vdekjes së babait, nëna u paralizua”,

Më të lexuarat