BREAKING NEWS

Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon
x

Gossip

Pas disa muajsh mungesë rikthehet në ekran, Arbana Osmani zbulon detajin shumë të rëndësishëm (Video)

Pas disa muajsh mungesë rikthehet në ekran, Arbana Osmani zbulon

Si çdo vit, edhe këtë herë sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin shkurt. Arbana e kishte lajmëruar prej kohësh rikthimin e saj, menjëherë pas lindjes së të voglit Diell.

Mes mëmësisë me kohë të plotë dhe angazhimeve të shtëpisë, Arbana ka gjetur mundësinë të moderojë edhe këtë vit emisionin e dashur që na ka bërë për të qeshur dhe për të qarë të gjithëve.

Si duket ditën e sotme, është bërë regjistrimi i puntatës së parë të emisionit dhe moderatorja nuk ka ngurruar të postojë video nga studioja.

Madje ajo na ka zbuluar edhe look-un e saj në natën e parë të emisionit. Në videot e shpërndara prej saj në Instastory shihet se Arbana ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, të ashtuquajtur model barbie. Krahët i ka të rënë, që e bëjnë Arbanën të duket edhe më fine.

Si përherë, moderatorja ka zgjedhur të vendosë një makeup natyral dhe flokë me onde për rikthimin e saj në ekran.

Puntata e parë e emisionit do transmetohet më 6 shkurt dhe do i zëjë vendin “Shiko kush luan” që mbyll një sezon shumë të suksesshëm më 30 janar.

Më të lexuarat