Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Gossip

Pas gati dy dekadash, një emër i njohur largohet nga Top Channel

Pas gati dy dekadash, një emër i njohur largohet nga Top Channel

Që në Top Channel sezoni i ri televiziv do jetë plot surpriza kjo është pak, por e sigurtë.

Gjatë gjithë verës nëpër media është përfolur se shumë figura të njohura të ekranit janë larguar duke dhënë dorëheqjen.Alban Dudushi është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin “Top Channel”.

Ai ka rreth 20 vite karrierë në këtë televizion dhe me siguri më të rriturit në këtë faqe e mbajnë mend Dudushin që prej kohës kur shfaqej me kaçurelat e gjata në ekran.Prej muajsh lart e poshtë po përflitet se gazetari i mirënjohur do të largohet nga “Top Channel” pas 20 vitesh karrierë.

Gjithçka nisi nga deklarata e Bietës në emisionin e saj “Ftesë në 5”, teksa kishte të ftuar reperin Mato Lale.

Reperi ka treguar me shaka se do t’i zërë vendin Dudushit, ndërsa moderatorja ia ktheu:

“Studioja bosh është, ka muaj që nuk përdoret”