Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas lajmit të mbidozës së drogës, babai i këngëtares shqiptare i befason të gjithë: “Në djall”

Postuar: 20/11/2018 - 11:57

Këtë fundjavë që lamë pas u raportua se, këngëtarja shqiptare Baby G ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga policia.

Burime të “IndeksOnline” bënë me dije se, Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike, mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë. Të njëjtat burime thanë se këngëtarja nga Tropoja ishte dërguar me Urgjencë në Spitalin e Kosovës dhe ishte zhvendosur më pas në Psikiatri.

Pas dy ditësh heshtjeje, Baby G vendosi që të reagonte mbrëmjen e së hënës. Fillimisht ajo publikoi një video ku pozonte para kamerës me emoji-t e puthjeve ku shkruante, “Flisni, flisni, unë vetëm qesh”. (video u fshi)

Ky ishte reagimi i parë i këngëtares, e cila më pas ndau me ndjekësit disa momente nga darka e saj me të atin.

Në një video ku shfaqen babë e bijë, Baby G i kërkon atij që të thotë diçka, ndërsa ai shpreh në anglisht pikërisht këto fjalë: “Në djall Kosova dhe Berlini”.

Në mbishkrimin e videos, Baby G shkruan: “Thjesht babi gjithmonë më fut në telashe”.

Ndërsa në foton ku pozojnë të përqafuar, këngëtarja bën një dedikim për të: “Mbreti im. Babi, frymëzimi im”.

Pavarësisht se në asnjë prej postimeve nuk u shpreh nëse ishte apo jo i vërtetë lajmi që qarkulloi në media, ajo paralajmëroi publikimin e këngës më të fundit të titulluar “Hardy passion”.

Duket se këngëtarja ka shfrytëzuar momentin kur vëmendja është te ajo, për të lançuar hitin e radhës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 16:27

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private de familjen ta mbajë sa më larg vëmendjes së medias.

Postuar: 18/02/2019 - 11:55

Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, janë padyshim dy nga zërat

Postuar: 18/02/2019 - 08:16

Luana dhe Krenari janë prej më shumë se 3 vitesh së bashku e megjithatë lidhjen e tyre kanë prefe

Postuar: 18/02/2019 - 07:39

Është munduar që gjatë gjithë kohës ta mbajë të fshehtë.

Postuar: 18/02/2019 - 07:29

Gazetari i njohur Sokol Balla, ka dhënë një lajm të madh në urimin e tij për 11 vjetorin e Pavarë

Postuar: 17/02/2019 - 21:51

Këngëtarja e njohur  Elvana Gjata ka folur në një intervistë të shkurtër, ku ka treguar se

Postuar: 17/02/2019 - 20:41

Elvana Gjata ka zbuluar një surprizë për të gjithë fansat e saj, shumë rastësisht gjatë një int