
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, flet për herë të parë Egli Tako

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Shtator 2023

Këngëtarja Egli Tako e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.
Egli: Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.
A të ka marrë malli për të?
Egli: Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.
A je e lumtur?
Egli: Po jam e lumtur.
Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.
Egli: Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej.
Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.
Egli: Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes.
Kujtojmë se disa javë më parë Egli Tako dhe Olsi Bylyku i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Edhe artisti ka komentuar më parë ndarjen nga Tako, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.
Më të lexuarat


Erion Veliaj telefonon live Luiz Ejllin, ja premtimi që i bën këngëtari (Video)

Diola rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon për herë të parë arsyen e prishjes së miqësisë me Nitën

Nuk është Luana Vjollca, publikohet video erotike origjinale që vërteton se nuk është moderatorja

Zbulohet surpriza e madhe e Luiz Ejllit në premierën e "Dancing With The Stars"

Pas deklaratës ofenduese të Albano Bogdos, reagon Maestro

Cili ishte shkaku i sherrit? Moderatorja e njohur flet për largimin e bujshëm nga Top Channel: Publiku po ta shikonte se çfarë ndodh në prapaskenë...

Ish-banori i 'BBV' e pranon publikisht: Vajza e zemrës tashmë ka një unazë në gisht

Krijohet çifti i parë në Love Island? Ja çfarë ndodhi mes Uedës dhe Aleksandros

U përzgjodh mes 100 artisteve më të mira në botë, shqiptarja lë pa fjalë ndjekësit me deklaratën e saj

"Vetëm për këtë arsye do të hiqja dorë nga dashuria për bashkëshortin", Rudina Dembacaj habit me deklaratën
