BREAKING NEWS

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë të fortë dhe tregon çfarë rrezikojmë: Krimi ka kapërcyer vijat e kuqe, masa ekstra të sigurisë pas…

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë
x

Gossip

Pas ndarjes së bujshme nga Stresi, Keisi flet me zemër të hapur dhe rrëfen ngjarjen më të keqe të vitit për të

Pas ndarjes së bujshme nga Stresi, Keisi flet me zemër të hapur

Brunia bukuroshe, Keisi u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja me Stresin, e cila përfundoi me ndarje të bujshme. Që nga momenti i ndarjes Keisi ka qenë shumë e komentuar në media. Ajo ndodhet në Kanada, ku ka jetuar për 18 vite, dhe ka vendosur të mos kthehet më në Shqipëri pasi nuk përshtatet me jetesën.

Pas ndarjes nga Stresi, Keisi ka vazhduar me jetën e saj dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria. Së fundmi, duke qenë se nuk ka mundur të flejë, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku është përgjigjur për të gjitha pyetjet që ato i kanë drejtuar.

Një ndër pyetjet që një ndjekës i ka drejtuar është: “Cila është gjëja më e mirë dhe cila është gjëja më e keqe që të ka ndodhur këtë vit?”. Me zemër të hapur, Keisi ka treguar dy nga gjërat që kanë lënë gjurmë te ajo për këtë vit, duke treguar se gjëja më e keqe që i ka ndodhur është ngjarja e dhimbshme kur gjyshi iu dha lamtumirën. Për ndodhinë më të bukur të vitit, ajo është shprehur: “Por gjëja më e mirë është që mësova të vë veten në vend të parë.”

Më të lexuarat