BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Gossip

Pas përfundimit të përrallës mbretërore, Harry duhet të gjejë një punë, Meghan bën sponsoren

Pas përfundimit të përrallës mbretërore, Harry duhet

Është e lehtë të thuash “një jetë të re”, por është e vështirë të përballesh me realitetin. Pas braktisjes së rolit në familjen mbretërore britanike, edhe Harry është i detyruar të gjejë një punë. Dhe për të, si për çdo njeri tjetër normal, mund të jetë e vështirë.

Nipi i mbretëreshës Elizabeth është transferuar së fundi në një vilë luksoze në Malibu, me bashkëshorten Meghan Markle dhe të birin Archie. Por, për të pasur një punë fikse në SHBA ka nevojë që të ketë “Green Card” dhe nuk mjafton që të jesh martuar me një amerikane dhe të rrjedhësh nga një familje me emër për ta marrë.

Puna i duhet edhe për një arsye tjetër, i ka borxh gjyshes (dhe britanikëve) rreth 7 milionë euro. Për të marrë lejen e punës duhen rreth dy vjet dhe Meghan duhet të jetë sponsore për bashkëshortin. Për më tepër me gjithë emergjencën koronavirus mund të zgjaten kohët. Dhe presidenti Trump e bëri të qartë se nuk ka ndër mend të bëjë trajtime nderesh për dukët e Sussex.

Harry ka nisur interesimin për punë dhe me këtë po merret një agjent që çifti pajtoi në Los Anxhelos. Hipoteza më e mundshme, sipas “Page Six”, është që duka të bëhet imazhi kryesor i një shoqate filantropike. Por, nuk përjashtohet as ndjekja e gjurmëve të bashkëshortes së tij, që ka përveshur mëngët, duke dubluar filmin “Elephant” për “Disney+”.

Më të lexuarat