BREAKING NEWS

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit
x

Gossip

Pas sherrit të bujshëm, këngëtarja e njohur nuk i ndahet Arian Çanit: Promovon grekët e serbët, por...

Pas sherrit të bujshëm, këngëtarja e njohur nuk i ndahet

Këngëtares së njohur Rovena Stefa siç duket nuk i ka dalë inati me moderatorin e emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Ajo ka vijuar me akuzat se ai mbështet më shumë ata që merren me muzikë në Serbi apo Greqi, sesa artistët shqiptarë.

E ftuar në Abc, ajo shtoi se nuk ka asgjë personale me moderatorin por se lufton fenomenin.

“Ka edhe nga ata tipa elitar të Tiranës që thonë është muzika greke apo serbe më e mirë. Më shumë mund t’ju pëlqejë një këngë serbe që është po prapë turbofolk, muzik popullore si këngët e mia, por vetëm mos ta dëgjoj shqip. I pari psh është Arian Çani. Arian Çani vendos shumë i lumtur një muzikë greke, por që është prapë një muzik ballkanike moderne, njëjtë si kënga e Rovenës dhe këngën e Rovenës nuk e transmeton kurrë. Përse e bën këtë?,”-tha ajo.

Debati virtual mes tyre ka nisur pas një deklaratë të moderatorit se “Ballkani ka qenë Helen”, e cila bëri që këngëtarja të kërkonte publikisht bojkotimin e emisionit të tij.