BREAKING NEWS

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit
x

Gossip

“Për mua s'je modele”/ Pas deklaratës së bujshme, Kleoniki Delijorgji përballet me Alesia Bamin, moderatorja e ‘thumbon’

“Për mua s'je modele”/ Pas deklaratës së

Modelja Kleoniki Delijorgji e ftuar në "Shiko kush luan", bëri bujë me një deklaratë.

E pyetur se cilën nga modelet shqiptare do ta cilësonte si "kota biskota", Kleoniki tha emrin e Alesia Bamit.

Sot Kleoniki dhe Alesia janë përballur në rubrikën "Trotuar" në "E diell".

"Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër, nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortë fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele", i tha Kleoniki Alesias.

Ndërsa Alesia iu përgjigj: "Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë doja të të pyeja këtë mendimin e kishe personal apo u konsultove dhe me ëngjëjt?", duke shtuar se pyetjen e bëri për batutë.

"Nuk mendoj se duhet të përfshijmë ëngjëjt nëpër batuta", ia ktheu Kleoniki.