BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Gossip

Përballet me të papriturën pas 12 ditëve që kishte shkuar për meditim në shkretëtirë, artisti i njohur nuk e kishte idenë çfarë e ka kapluar botën

Përballet me të papriturën pas 12 ditëve që kishte

Jared Letos i kanë humbur të gjithë ndodhitë dhe informatat për epideminë që ka kapluar botën, duke qenë në një strehim për meditim.

Derisa e gjithë bota po mëson për distancimin social dhe gjëra të tilla, aktori është shkyçur totalisht.

E pas 12 ditëve në shkretëtirë, ai është kthyer dhe të martën ka bërë një postim ku shfaqet i habitur, përcjell Gazeta Express

“Wow. 12 ditë më parë kam filluar një meditim të heshtur në shkretëtirë. Ne ishim totalisht të izoluar. Pa telefon, pa komunikim e gjëra të tilla. Ne nuk ia kishim idenë se çfarë ka ndodhur jashtë objektit ku po qëndronim“, ka shkruar Leto në Twitter.

Jared Leto është vokalist si dhe aktor i shumë filmave të njohur dhe fitues i çmimit Oscar. Ai njihet për jetën e tij paqësore dhe me aktivitete që qetësojnë shpirtin e tij, pas çdo projekti që bën.