BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Gossip

Përplasje e fortë në "Top Channel" me Lori Hoxhën/ Zbardhen detajet për largimin e Sokol Ballës nga ky TV (VIDEO)

Përplasje e fortë në "Top Channel" me Lori Hoxhën/

Një ditë më parë u përfol se Sokol Balla, drejtori i informacionit dhe autori i emisionit "Top Story", do të largohej nga "Top Channel".

Burime nga "Topi" thanë për CNA.al se Sokol Balla ka pasur një përplasje me aksioneren Lori Hoxha, e cila aktualisht po merret me menaxhimit e televizionit.

Detajet e përplasjes mbeten ende të pasqaruara, por mësohet se Balla është shkarkuar nga posti i drejtorit të informacionit. Aktualisht ai mban vetëm pozicionin e moderatorit në emisionin “Top Story”.

Sokol Balla u rikthye pas disa vitesh në "Top Channel", pas largimit të ish-drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi. Balla mori drejtimin e informacionit dhe emisionin ku ishte vetë autor, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe së fundi ka pasur përplasje të forta me aksioneren Lori Hoxha.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim me emisionin e drejtuar prej tij, por në daljen e tij të fundit të enjten në mbrëmje, në përmbyllje të programit ku dhe bën fjalën mbyllëse, ai është shprehur:

“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën tjetër në ora 21:00. Se kanë dalë disa lajme nëpër portale se Sokol Balla largohet nga 'Top Channel', unë nuk iki në një televzion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki në një televizion tjetër, pasi e konsideroj 'Topin' si shtëpinë time, sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore janë dy palëshe, dhe në një marrëdhënie rrihet nëse rrinë dy palët, nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet.

Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Do të doja shumë që të shiheshim së bashku të hënën në orën 21:00, po edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla natën e mirë.”- duke nënkuptuar kështu se ai dëshiron të qëndrojë në "Top Channel".

Balla qartazi ka lënë topin te pala tjetër (Lori Hoxha).

Kjo nuk është hera e parë në fakt që gazetari dhe moderatori i njohur është larguar nga kjo media, por me sa duket së fundmi ka pasur një mosmarrëveshje me një nga aksionerët e "Top Channel".