BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Përtej çdo imagjinate njerëzore! Nëna urdhëronte fëmijët të hanin jashtëqitjen e tyre, ndërsa babai kosovar dhunonte të bijat barbarisht (Detajet tronditëse)

Përtej çdo imagjinate njerëzore! Nëna urdhëronte

Dy prindër, gruaja zvicerane dhe burri kosovar akuzohen për abuzim masiv dhe poshtërim të dy fëmijëve të tyre për vite me radhë. Aktakuza prej 22 faqesh mund të lexohet si një roman torturash. Ajo për të cilën akuzohen bojaxhiu 49 vjeçar kosovar dhe gruaja e tij 48 vjeçare zvicerane (tani e divorcuar), është përtej çdo imagjinate, shkruan “20 Minuten”.

Çifti i cili jetonte në Cyrih, sipas aktakuzës ka keqtrajtuar dhe lënë pas dore dy fëmijët e vet – një vajzë dhe një djalë që tashmë janë të rritur – në periudhën në mes të vitit 2003 dhe  2010.

Që nga viti 2006 e në vazhdim, prindërit i mbyllnin gati për çdo natë, fëmijët, atë kohë shtatë dhe tetë vjeç, në dhomën e fëmijëve. Ndërsa nga viti 2008, ata i mbyllnin në bodrumin e shtëpisë. Në fundjavë, prindërit ua mbyllnin derën e dhomës gjatë ditës dhe fëmijët mund të përdorin tualetin vetëm dy herë në ditë. Kur urinonin dhe defektonin në dysheme, ata duhej të pastronin vetë urinën dhe jashtëqitjen.

Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata të ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi. Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vjet më e vjetër më pak se 22 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë. Atyre gjithashtu nuk u lejohej të merrnin pjesë në eksursione shkollore dhe kampe klase, si dhe u ndalohej të kontaktonin shokët e klasës. shkurt, ata ishin thuajse të izoluar nga bota e jashtme.

Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

Babai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht vajzat e tij.

Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh  te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

Prokurori publik ka bërë një tjetër akuzë të rëndë ndaj babait. Për të në aktakuzë thuhet se rreth çdo dy deri në tre ditë ka abuzuar seksualisht njërën vajzë midis moshës shtatë dhe dymbëdhjetë vjeçare. Ai po ashtu e ka detyruan vajzën e gruas nga një marrëdhënie e mëparshme të bënte seks oral me të.

Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin  traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur.

Prindërit kanë mbajtur burg për rreth dy vjet. Prokurori publik i akuzon ata për shkaktim dëmtimesh serioze trupore dhe privim të lirisë. Ndërsa babai gjithashtu akuzohet për akte seksuale me fëmijë, shtrëngim seksual dhe rrezikim të jetës, transmeton albinfo.ch. Procesi para Gjykatës së Qarkut në Cyrih fillon të mërkurën dhe zgjat të paktën dy ditë.

Meqenëse burri i akuzuar, akuzon ish-gruan dhe thjeshtrën e tij se po i hakmerren me akuzat e tyre të rreme për shpifje, prokurori ka paraqitur aktakuzë të dytë me këto pretendime. Gjykatës do t`i duhet të vendosë edhe për këtë aktakuzë.