BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Gossip

Pjesë e ‘trekëndëshit’ më të përfolur të momentit, Bora Zemani sonte në “Big Brother VIP”! Çfarë ka për t’i thënë Donaldit dhe Semit?

Pjesë e ‘trekëndëshit’ më të përfolur

Sonte nga ora 21:00 do të fillojë spektakli “Big Brother Vip” ku në mesin e 4 banorëve të nominuar do të largohet njëri prej tyre.

Ndonëse ajo nuk është konkurrente e “Big Brother”, Bora Zemani është pjesë e diskutimeve çdo ditë në shtëpi, për shkak se shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj dhe ish-i dashuri i saj, Donald Veshaj janë banorë të këtij edicioni.

Ndaj, siç shkruan Top Albania Radio, moderatorja do të jetë e ftuar në spektaklin e mbrëmjes së sotme, për të sqaruar e diskutuar gjithçka që është përfolur së fundmi. Kohët e fundit, ajo, Semi, dhe Donaldi kanë qenë treshja më e komentuar në mediat rozë, ndonëse jo pa arsye.

Që në nisje të këtij reality-show u vu re një afrimitet i pazakontë mes dy banorëve, madje është diskutuar edhe për një lidhje mes tyre. Nëpërmjet një reagimi të fundit, vetë Bora ka hedhur poshtë të gjitha aludimet që mund të jenë ngritur nga njerëzit duke thënë se me Donaldin kanë mbetur miq dhe se nuk mendon aspak se ai dhe Semi mund të kenë diçka tjetër se thjesht një miqësi, e krijuar falë saj.

Ndërkohë, aktori Donald Veshaj nuk kalon asnjë ditë në “Big Brother VIP” pa e përmendur historinë e dashurisë që ka përjetuar me moderatoren Bora Zemani. Ai ka treguar si janë njohur, për sa vite kanë qenë bashkë dhe si i ka marrëdhëniet me djalin e saj. Gjithashtu, ai ka zbuluar se i ka dedikuar edhe një tekst kënge pas ndarjes, duke treguar edhe shkaqet pse ata nuk janë më bashkë.

Ndaj, sonte diskutimet do të jenë të shumta, dhe nuk e dimë sesi do të reagojë Bora, kundrejt gjithçkaje që është thënë për të, mirëpo diçka është pak po e sigurt: spektakli do të jetë i garantuar!