BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama-Basha në dhjetor hedhin piketat e listës së kandidatëve, rreth 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama-Basha në dhjetor hedhin piketat e listës
x

Gossip

Plas keq sherri në 'Top Channel'/ “Dy gjela zihen për një pulë”, konkurrentja e ‘Përputhen’ përplaset me Arjan Konomin: Turp, turp turp! (REPLIKAT)

Plas keq sherri në 'Top Channel'/ “Dy gjela zihen për

Ditën e djeshme në puntatën e radhës të "Përputhen", u komentua gjerësisht zënka mes Fatjonit dhe Beartit. Opinionisti Arjan Konomi, tha se ishte i pranishëm vetëm në momentet e fundit që djemtë po sqaroheshin mes tyre. Ai e përshkoi situatën me një shembull, që në mënyrë indirekte preku edhe Anën.

Arjani u shpreh se në debat pa “dy gjela që po ziheshin për një pulë që nuk e di se kush ishte”. Fjala ‘pulë’, nxiti reagimin e Anës, e cila tha se metafora të tilla janë të turpshme.

Arjan Konomi: Unë pash dy gjela, duke u zënë për një pulë që nuk e di se kush ishte.

Ana: Kush ishte pula?

Arjan Konomi: Ti e more për vete?

Ana: Po ma sqaro pak?

Arjan Konomi: Çfarë do të thotë, unë mund të them dhe dhelpra me rrushin, por ti nuk je dhelpra.

Ana: Përdor disa metafora të shëmtuara, më vjen turp që jam ulur këtu dhe nuk tregohesh i  sinqertë, turp, turp, turp!

Arjan Konomi: Ishin dy gjela që e mbanin kokën përpjetë si e mbanin gjelat.

Ana: Unë nuk jam pulë por njeri, krahasim i shëmtuar. Këto lloj metaforash të shëmtuara po përdoren.