BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Gossip

Plas sherri/ Aida Shtino i kthehet ashpër Arbana Osmanit: Asnjë pikë etike s'keni!

Plas sherri/ Aida Shtino i kthehet ashpër Arbana Osmanit: Asnjë

Pavarësisht mungesës për shumë vite në televizion, Aida Shtino njihet si moderatorja e "Njerëzve të Humbur", emision i cili ka bërë të lumtur qindra shqiptarë.

Së fundmi, gjatë emisionit dua të të bëjë të lumtur, është përmendur emri i saj dhe emisioni që prezantonte, dhe si duket kjo gjë nuk e ka bërë të lumtur Shtinon.

Moderatorja i referohet një deklarate të bërë në emisionin e 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.

Në emision ai tha se as Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.

E revoltuar, Aida shprehet se zotëria në fjalë nuk ka qenë kurrë në emisionin e saj, duke e quajtur një "trillim".

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”

Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.

Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.

“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida.